Zeneli e nis me gol sezonin e ri te Herenveni (VIDEO)

Arbër Zeneli e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në elitën e futbollit holandez, njofton “infOSport.mk”. Reprezentuesi i Kosovës shënoi gol në fitoren 2:3 të Herenvenit të tij ndaj Zvole në transfertë, duke e nisur kështu me kmbë të mbarë kampanjën 2018/2019.

Zeneli realizoi golin e tretë pas një aksioni individual, duke bërë që në ato momente Herenveni të avansojë me shifrat 1:3. Zeneli kishte gisht edhe në golin e parë të shënuar nga bashkëlojtari i tij Thorsby në minutën e 32-të, ndërsa po i njëjti futbollistë në minutën e 39-të kishte realizuar edhe golin e dytë.

Në anën tjetër golat për Zvolle i realizoi van Duinen, që të dy nga pika e bardhë.

Ishte kjo ndeshja e parë që u zhvillua sonte në “Eredevisie”, ndërsa ndeshjet e tjera zhvillohen gjatë të shtunës dhe të dielës.

Rikujtojmë Arbër Zeneli sezonin e kaluar me Herenvenin në “Eredevisie” zhvilloi 22 ndeshje, duke realizuar 4 gola.

Leave a Reply