Bilali: Ta fillojmë me këmbë të mbarë

Skuadra e FC Shkupit gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të sezonit të ri futbollistik 2018/2019 në LPFM, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi do të jetë mysafir i Sileksit në Kratovë, një njohës i vjetër, me të cilën skuadër vite më parë dominonin në futbollin vendor.

Në prag të këtij takimi, për faqen zyrtare të klubit ka folur mbrojtësi Amir Bilali, i cili gjatë kësaj merkatoje vere erdhi nga rradhët e Teutës së Durrësit.

“Ishalla e fillojmë me këmbë të mbarë, ti tregojmë vlerat tona, të tregojmë ekipin tonë, ti tregojmë ambiciet e klubit që i kemi dhe ti kënaqim të gjithë tifozët që na përkrahin. Ne jemi optimist, edhe pse e dimë se në Kratovë është një fushë e rëndë, por ne do futemi vetëm për rezultat pozitiv”, – ka thënë mbrojtësi Bilalli.

Ndeshja Sileksi – Shkupi zhvillohet në stadiumin e Kratovës me fillim në ora 17:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Dimitar Meçkarovski.

Leave a Reply