ZYRTARE, Spalleti nënshkruan kontratë të re me Interin

Skuadra e Interit ka nënshkruar kontratë të re me trajnerin, Luçiano Spalleti, i cili në “Xhuzepe Meaca” do të qëndrojë deri në vitin 2021, ka njoftuar sajti zyrtarë i “zikaltërve”.

Verën e kaluar ish trajneri i Romës dhe Zenitit kishte nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin nga Milano, dhe nuk ishte e qartë deri në fund nëse dëshiron të lidhet për një kohë më të gjatë me Interin. Mirëpo sot të gjitha spekullimeve u erdhi fundi me firmosjen e kontratës së re.

Në sezonin e tij të parë në krye të Interit, 59-vjeçari Spalleti arriti që të siguroj vendin e katërt në “Seria A”, pas asaj fitore dramatike 3:2 në “Olimpiko” ndaj Lacios, që në atë mënyrë pas një kohe më të gjatë i siguroi edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve skuadrës “neroaxurre”.

Leave a Reply