Luka Toni parashikon, Higuain shpallet golashënues më i mirë në “Serie A”

Ish-sulmuesi i njohur italian, Luka Toni mendon se Milani ka bërë një super përforcim me blerjen e Gonzalo Higuanit nga Juventusi.

Argjentinasi pak ditë më parë iu bashkua “rossonerëve”, pas transferimit te Kristiano Ronaldos te Juventusi.

Toni mendon se transferimi i Ronaldos është një blerje e madhe jo vetëm për Juventusin, por edhe për futbollin italian. Ai thotë se edhe Interi dhe Milani kanë bërë transferime të mëdha, ndërsa edhe përkundër faktit se në “Serie A” për herë të parë do të luaj një ndër golashënuesit më të mirë që njeh Bota e futbollit modern, Kristiano Ronaldo, ai megjithatë thotë se Higuain i Milanit do të fitojë garën për golashënuesin më të mirë të sezonit në “Serie A”.

“Do të jetë një luftë e fortë mes Ronaldos, Higuanit dhe Ikardit. Megjithatë unë parashikojë se Pipita do të jetë golashënuesi më i mirë”, – u shpreh ish-reprezentuesi i Italisë.

Higuain që në ndeshjen debutuese shënojë ndaj Realit të Madridit në kkuadër të trofeut “Bernabeu”, edhe atë vetëm pas 4 minutave lojë, ndërsa Ronaldo një gjë të tillë bëri pas 8 minutave të kaluara, kur shënoi ndaj ekipit të të rinjëve të Juventusit.

Leave a Reply