Lioni kërkon Elif Elmas, Fenerbahçe kërkon 23 mln euro

Dy paraqitjet e shkëlqyeshme ndaj Benfikës në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, por edhe gjatë ndeshjeve kontrolluese, kanë bërë që për Elif Elmas të interesohen edhe skuadra të njohura europiane.

Ashtu siç informojnë mediat turke, në adresë të Fenerbahçes ka arritur një ofertë nga ana e drejtuesve të Lionit, të cilët janë të gatshëm të harxhojnë 8 mln euro, për të transferuar shkupjanin në rradhët e tyre.

Megjithatë e njëjta ishte refuzuar menjëherë nga ana e drejtuesve të Fenerbahçes, të cilët janë decid në kërkesat e tyre, dhe se skuadra që dëshiron të marrë talentin shkupjan, do të duhet të paguajë 23 mln euro.

Me ardhjen e strategut holandez Filip Koku te Fenerbahçe, Elis Elmas shihet si pjesë e rëndësishme e klubit nga “Shukru Saraçollu”, duke besuar fuqishëm në kualitetet e tij dhe duke shpresuar që brenda pak viteve nga shitja e tij do të mund të përfitojnë shumën e dësshiruar.

Leave a Reply