Pas Najdenov, Laçi transferon edhe ish sulmuesin e Osasunës

Skuadra e Laçit nga Superliga shqiptare vetëm disa ditë para fillimit të sezonit të ri, është gati të bëjë edhe përforcimin e saj më të bujshëm. Pas mesfushorit maqedonas, Bojan Najdenov, laçianët janë të gatshëm të sjellin edhe ish sulmuesin e Osasunës, Bogdan Miliç.

Drejtuesit e Laçit me këtë të fundit veçmë kanë filluar bisedimet, dhe gjasat për të bindur malazezin janë të mëdha.

Sulmuesi shtatlartë ka një eksperiencë të madhe me skuadra të ndryshme. Në vitin 2015, Miliç u largua nga OFK Titograd dhe u transferua në Spanjë, aty ku firmosi me Osasunën.

Në gadishullin Iberik, ai arriti të luante vetëm 5 ndeshje, për t’u larguar në drejtim të Terenganusë.

Ai së fundmi luajti në vendlindje me skuadrën e Iskra Danilovgrad, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Den Hag në Holandë, Samara dhe Spartak Nalçik në Rusi, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në Korenë e Jugut dhe Iran.

I gjatë 2.02 metra, Miliç pritet të jetë një armë e fortë në sulmin e kurbinasve për sezonin që nis vetëm pak ditë më vonë.

Laçi sezonin e ri do ta nis të dielën përballë Kukësit.

Leave a Reply