ZYRTARE, Zaza rikthehet në “Serie A”

Pas tre viteve të kaluara jashtë Italisë, fillimisht në Premierligë te skuadra e Uest Ham, dhe më pas nl La Liga te Valencia, Simone Zaza rikthehet në “Serie A”.

Sulmuesi 27-vjeçar ka arritur marrëveshje me Sampdorian, ku do të transferohet në formë huazimi me obligim blerjeje në fund të edicionit 2018/2019.

Ky huazim skuadrës nga Xhenoa do ti kushtojë 2 milion euro, e më pas edhe 12 milion të tjera për blerjen definitive të tij.

Ai pritet që sot të mbërrijë në Itali ku do të kryejë testet mjekësore para se të prezantohet si futbollist i Sampdorias, që sezonin e ri në “Serie A” e nis me ndeshjen ndaj Fiorentinës, mirëpo e njëjta është anuluar për shkak tragjedisë që ndodhi në qytetin e Xhenoas, kur pas shembjes së një ure humbën jetën me dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë.

Leave a Reply