Napoli i Hysajt me përmbysje mundi Lacion e Strakoshës (VIDEO)

Napoli e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Serie A, pasi mposhti me përmbysje skuadrën e Lacios në udhëtim.

Imobile kaloi në avantazh skuadrën e Inzagit, por golat e Milik (43′) dhe Insinje (59′) bënë që “napolitanët” ti gëzohen fitores së parë në një ndeshje zyrtare me Karlo Ançelotin në krye.

Strakosha te Lacio dhe Elseid Hysaj te Napoli ishin titullarë te skuadrat e tyre, me këtë të fundit që bëri një paraqitje shumë pozitive me Napolin, që në këtë mënyrë i kundërpërgjigjet fitores së Juventusit, që në ndeshjen e parë të sezonit të ri kishte mundur shumë më vështirë se sa pritej, Kievon me rezultatin 2:3.

Leave a Reply