Pjaniç brenda pak ditëve vazhdon kontratën me Juven

Mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjaniç deri në fund të javës pritet të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin, njoftojnë mediat në Itali. Gjatë ditës së djeshme drejtuesit e Juves ishin takuar me agjentin e futbollistit për të precizuar detajet e fundit rreth kontratës së re të Pjaniç, i cili me Juventusin pritet të nënshkruajë deri verën e vitit 2023.

Të ardhurat personale të futbollistit ende nuk kanë shënuar rritje. Aktualisht Pjaniç ka një pagë vjetore në vlerë prej 4.5 milion euro, ndërsa me kontratën e re, e njëjta pritet të jetë 6.5 mln euro. Në këtë mënyrë boshnjaku do të bëhet futbollisti i tretë më i paguar tek Juventusi, pas Kristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas.

Leave a Reply