Mërgim Mavraj i bashkohet Bashës në Greqi!

Mërgim Mavraj ka gjasa të mëdha që karrierën e tij ta vazhdojë në Greqi, aty ku militojnë edhe shumë futbollistë të tjerë shqiptarë.

Mavraj që prej kohës që u largua nga Hamburgu, me të cilën skuadër kishte shumë probleme është pa skuadër, ndërsa sipas informacioneve të “Telesport”, Mavraj është në kontakte me skuadrën e Arisit, aty ku që disa javë më parë u transferua një tjetër futbollistë i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha.

Ky i fundit ka hyrë “mik” për ta bindur, pasi momentalisht mbrojtësi nuk është i bindur për shkak të rrogës që i ofron ekipi grek.

Dita e sotme do të jetë vendimtare, të shohim dhe të presim nëse Mavraj do të zgjidhë përfundimisht të ardhmen, ndërsa vlen të ceket se për shërbimet e tij kishte interesim edhe nga Turqia, por edhe Italia.

Leave a Reply