Donis Avdiaj debuton me dy gola te Uillem II (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, Donis Avdijaj e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te skuadra holandeze e Uillem II në kampionatin elitarë holandez.

I huazuar nga skuadra e Shalkes, shqiptari i Kosovës ka shënuar dopietë në ndeshjen debutuese kundër Herakles. 3 minuta i kanë mjaftuar 22-vjeçarit për të realizuar 2 gola mjaft vendimtarë, që hapën rrugën e fitores së Uillem II, që në fund shënoi fitore me rezultatin 5:0.

Avdijaj golin e parë e realizoi në minutën e 26-të kur me një goditje precize nga brendia e zonës arriti që të mposht portierin mysafir, Blasuiç, ndërsa nuk vonoi shumë dhe tre minuta më pas shënoi edhe golin e dytë personal, kur nga afërsia shënoi për 2:0.

Deri në mbyllje të takimit, Uillem II realizoi edhe tre gola të tjerë, edhe atë që të gjithë ishin pjesë e spanjollit Fran Soll, që në këtë mënyrë bashkë me Avdijajn i siguruan fitoren e dytë këtë edicion skuadrës së tyre, që pas tre xhirove me 6 pikë renditet në pozitën e 4-të.

Leave a Reply