LPFM, ja kush kryeson listën e golashënuesve pas tre xhirove të para

Janë zhvilluar 4 nga gjithsej 5 takimet e javës së tretë, në të cilën  golashënuesi i Rabotniçkit, Petar Petkovski arriti që sërish të regjistrohet në listën e golashënesuve, njofton “infOSport.mk”. Një ndër sulmuesit më shtatëshkurtë në Europë (170 cm) shënoi edhe sot në përballjen ndaj Pobedës, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore 2:0. Petkovski shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 60-të, që njëherit ishte goli i tij i katërt personal në tre ndeshje të zhvilluara. Ish sulmuesi i Vardarit një gol kishte shënuar në ndeshjen e xhiros së parë, në atë disfatë 3:4 nga Renova, ndërsa dy të tjerë kishte realizuar në fitoren 2:1 ndaj Sileksit.

Pas tij me 3 gola nga po aq ndeshje ndodhet armeni i Vardarit, Tigran Barsegian, i cili sërish doli të jetë deçiziv në fitoren e skuadrës së tij. Pasi shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 një javë më parë në Tetovë kundër Renovës, armeni realizoi edhe sot ndaj Makedonija GJ.P., duke qenë i sigurtë nga pika e bardhë.

Pas kësaj dyshe renditen 4 futbollistë me nga dy gola, si Parfait Esenzhe i Sileksit dhe Ostoja Stjepanoviç i Rabotniçkit, që në të dyja rastet kanë shënuar nga pika e bardhë, si dhe Mario Krstovski i Akademia Pandev dhe Vllatko Stojanovski, ndërsa Besmir Bojku udhëheq vallën e 12 futbollistëve të tjerë me nga një gol të shënuar.

Lista e Golashënuesve – LPFM  
# Futbollisti Ekipi Golat
1. Petkovski P. Rabotnicki 4
2. Barseghyan T. Vardar 3
3. Essengue P. Sileks 2
3. Krstovski M. Akademija Pandev 2
3. Stjepanovic O. Rabotnicki 2
3. Stojanovski V. Renova 2
7. Bojku B. Shkendija 1
7. Dimov D. Akademija Pandev 1
7. Doriev L. Akademija Pandev 1
7. Ibraimi B. Shkendija 1
7. Ilijoski B. Shkupi 1
7. Ivanov D. Sileks 1
7. Jusufi F. Renova 1
7. Nwabueze K. Pobeda 1
7. Popov G. Vardar 1
7. Stoilov G. Akademija Pandev 1
7. Sulejmani A. Renova 1
7. Tanturovski D. Makedonija GP 1

Leave a Reply