Zeni Husmani shënon në derbin ndaj Olimpijas

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova, Zeni Husmani ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij, Domzhale në disfatën 1:2 ndaj Olimpija Ljublanës, njofton “infOSport.mk”.

Husmani shënoi golin e fundit të takimit, kur në minutën e 92-të vendosir edhe rezultatin përfundimtarë të takimit. Ndryshe Olimpija e Ljublanës fitoren e kishte siguruar që në 26 minutat e para të takimit, kur fillimisht me anë të Kronaveter në minutën e 5-të shënoi për 1:0, teksa Vombergar në të 26-tën shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve.

Përveç Husmanit në këtë ndeshje te Domzhale luajti edhe Agim Ibraimi, i cili u zëvendësua në minutën e 72-të. Për Husmanin ishte ky goli i parë në sezonin e ri, ku Domzhale e tij pas 6 xhirove renditet në pozitën e dytë me 9 pikë, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë sezonin e kaluar, Zeni Husmani në 31 ndeshje kampionale me Domzhalen realizoi dy gola, teksa Agim Ibraimi në 20 ndeshje kishte regjistruar 4 gola.

Leave a Reply