Emir Sahiti me kontratë profesionale te Hajduki, firmos për 4 vite!

Futbollisti i Kombëtares U21 të Shqipërisë, Emir Sahiti ka firmosur kontratë profesionale me skuadrën e Hajduk Splitit që garon në Superligën kroate. Sahiti ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Hajdukun dhe për të njejtën ka njoftuar vet përmes rrjetëve sociale.

19 vjeçari vitin e fundit te skuadra kroate luajti në formë huazimi nga Rabotniçki i Shkupit. Sahiti karrierën e tij e nisi në Kosovë duke luajtur për të rinjtë e Prishtinës, ndërsa në Superligë ka qenë pjesë e Trepçës për të vazhduar më vonë te Rabotniçki në Maqedoni.

Leave a Reply