Galatasaraji e ka seriozisht, shihni 6 golat e shënuar ndaj Alanyaspor (VIDEO)

Galatasaraji ka shkëlqyer mbrëmë në ndeshjen ndaj Alanyaspor, duke shënuar fitore të thellë 6:0. Ishte kjo fitorja e tretë nga po aq ndeshje për kampionët në fuqi të Turqisë, të cilët e kanë marrë shumë seriozisht edhe sezonin e ri, ku sërish dëshirojnë të mbrojnë epitetin e të parit.

Galatasaray 6 – 0 Aytemiz Alanyaspor Maç Özeti

Galatasaray 6 – 0 Aytemiz Alanyaspor Maç Özeti

Публикувахте от Aşk-ı Cimbom в Понеделник, 27 август 2018 г.

Fitoren e thellë të Galatas mbrëmë e paralajmëroi mbrojtësi Fernando në minutën e 37-të, kur pas një tollovie nga afërsia shënoi për 1:0. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi, ndërsa në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Fatih Terim shënuan plotë 5 gola të tjerë, dy prej të cilëve e mbajnë firmën e Akbaba, ndërsa nga një gol realizuan edhe Gumus, Derdijok dhe Onyekuru. Falë kësaj fitore Galatasaraji qëndron në pozitën e parë me 9 pikë dhe një gol averazh impresionues 10:1, ndërsa po aq pikë nga tre xhirot e para, por me një gol averazh 8:3, në vendin e dytë renditet Kasimpasa.

Fitore në ndeshjen e së hënës regjistroi edhe Bashakshehir, që si vendas me rezultatin 3:1 mundi Akhisarin.

Leave a Reply