Juve përgatitet për goditje të dyfishtë në janar

Afati kalimtar i verës është mbyllur në Itali, por skuadra kampione e Italisë, Juventusi duket se nuk ka ndërmend të ndalet pas blerjes së Kristiano Ronaldos.

Së fundmi ka filluar të flitet për një interesim të fortë të “bardhezinjve” për yllin danez të Totenhamit, Kristian Eriksen.

Fantazisti i “spërsave” do të ishte një goditje e bujshme dhe do të rriste ndjeshëm nivelin e skuadrës së Allegrit. Për të siguruar shërbimet e tij, kampionët e Italisë duhet të mposhtin konkurrencën e Barcelonës, Mançester Junajtedit dhe PSZH-së, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm të harxhojnë plotë 110 mln euro për shërbimet e danezit.

Nuk mbaron me kaq, sepse Juventus ka një tjetër ide të bujshme për merkaton e janarit. Është folur shumë për të pas blerjes së CR7 dhe duket se interesi i “Zonjës” për brazilianin, Marselo nuk është shuar.

Deklarata e fundit e brazilianit, që ka pranuar se ndien mungesën e ish-shokut të skuadrës, i ka rihapur derën “Zonjës së Vjetër”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply