Real Madridi bënë një transferim, mirëpo jo nga ato emra që prisnit!

Real Madridi ka bërë një tjetër transferim gjatë merkatos së verës, mirëpo emri i ri që do i bashkohet skuadrës “madrilene” nuk është nga ato super yje që prisnin, sidomos ato tifoz “madrilen”.

Ekipi nga Santiago Bernabeu ka arritur që të marrë 25-vjeçarin e Lionit, Mariano Dias, edhe atë për shumën e 22 milion eurove, ndërsa varësisht paraqitjeve të tij, ai do të mund të përfitojë edhe 8 milion euro bonuse.

Në fakt Lioni dhe Sevilja kishin arritur marrëveshje për Marianon, mirëpo në moment të fundit në mes kishte hyrë klubi “mbretëror”. Presidenti i Seviljës për “Marca” kishte pohuar se ka qenë vetë futbollisti që ka vendosur ti bashkohet Realit të Madridit, edhe përkundër insistimit dhe bisedimeve të avansuara midis andaluzianëve dhe skuadrës së Lionit.

Mariano në këtë mënyrë rikthehet në “Santiago Bernabeu”, pas atij sezoni 2016/2017 kur nuk kishte marrë ndonjë rast më të madh nga ana e trajnerit Zinedin Zidan, pasi i njëjti kishte si konkurrencë emra të mëdhenj si Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Garet Bejll dhe Alvaro Morata.

Në mesin e gjithë këtyre yjeve, Mariano kishte luajtur në 14 ndeshje, ku në vetëm dy prej tyre kishte qenë startues.

Pas mungesave të Ronaldos dhe Moratas, pritjet që ai të demonstrojë cilësitë e tij, duke pasur parasysh se sezonin e fundit me Lionin në “Ligue 1” realizoi 18 gola.

Leave a Reply