Shihni huçjen e Lukakut ndaj Totenham dhe reagimin e Murinjos (VIDEO)

Sulmuesi belg i Mançester Junajtedit, Romelo Lukaku, nuk ishte në ditën e tij më të mirë të hënën përballë Totenahmit, në të cilën ndeshje skuadra e tij pësoi disfatë 0:3 në “Olld Traford”.

Që të tre golat “spërsat” i realizuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa pa dyshim se kjo ndeshje mund të kishte një rrjedhojë ndryshe, në rast se Lukaku gjatë pjesës së parë shënonte në rrjetën e zbrazët.

Numri 9-të i “Djajve të Kuq” nuk arriti që të ndëshkojë pasimin e dobët të Dani Rouz drejt portierit të tij Hugo Loris, i cili kishte shumë fat, pasi goditja e Lukaku përfundoi për disa centimetra skaj portës së tij.

Ky nuk ishte rasti i vetëm i humbur nga ana e sulmuesit belg në ndeshjen e mbrëmshme, mirëpo ishte më i miri që ndoshta do i kishte dhënë një tjetër kahje ndeshjes.

Në video mund të shihni edhe reagimin e strategut portugez, ndërsa në rrjetet sociale është publikuar edhe një tjetër “tuit” nga ana e Lukaku, kësaj rradhe gjatë nxemjes para ndeshjes me Totenhamin, kur edhe njëherë tjetër u tregua shumë i pasaktë para portës. Si duket që nga koha e nxemjes Lukaku nuk ishte në ditën e tij më të mirë, e kur një sulmues si ai gabon, atëherë Junajtedi disfatës nuk ka se si i shpëton.

Leave a Reply