Sokol Cikalleshi do të rikthehet në Superligën turke

Sokol Cikalleshi pritet të rikthehet të luajë në Superligën turke. “Ajansspor” raporton se sulmuesi i kombëtares shqiptare do të transferohet te skuadra e Gëztepes. Klubi nga Izmiri ishte ne negociata prej disa javësh me Osmalisporin, por mirëkuptimi midis palëve është gjetur vetëm pak ditë para mbylljes së merkatos në Turqi.

Momentalisht nuk ka informacion për shumën e paguar për kartonin e sulmuesit të kombëtares. Kalimi te Gëztepe mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm për 28-vjeçarin nga Kavaja, pasi kemi të bëjmë me një skuadër me financa të shëndosha që vitin e kaluar u rendit e gjashta në tabelën përfundimtare të Superligës turke.

Leave a Reply