Vançe Shikov i bashkohet Akademia Pandev

Akademia Pandev sezonin e ri në elitën e futbollit vendor e ka nisur me stil. Skuadra nga Strumica në tre ndeshjet e para ka arritur po aq fitore, ndërsa kjo ka bërë që ambiciet e klubit të rriten edhe më shumë, duke shtyrë drejtuesit e klubit për të përforcuar skuadrën me një futbollistë cilësor dhe me shumë përvojë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Vançe Shikov, i cili së fundmi në Maqedoni kishte luajtur me Rabotniçkin, ndërkohë te Akademia Pandev vjen nga rradhët e skuadrës kazake të Tobol.

Ai te skuadra mikut të tij të ngushtë Goran Pandev vjen si futbollistë i lirë, ndërsa veçmë ka filluar stërvitjet me skuadrën e re.

Shikov një kohë bukur të mirë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën ka regjistruar 52 ndeshje dhe 4 gola.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar jashtë Maqedonisë, duke luajtur në Qipro, Greqi, Austri, Azervajxhan dhe Kazakistan.

Leave a Reply