Ibraimi: Për herë të tretë jemi këtu, do të jap më të mirën nga vetja

Një ditë para sfidës së kthimit në kuadër të plej of-it të Liga Evropës me Rosenborgun, Shkëndija e Tetovës ka mbajtur konferencë shtypi para gazetarëve. Së bashku me trajnerin e kuqezinjëve Qatip Osmani ishte edhe sulmuesi Besart Ibraimi. Për kërçovarin kjo arritje e Shkëndijës është vet historia, ndërsa ai me ekipin do të pretendojnë të kalojnë edhe pengesën e fundit për tu kualifikuar në grupet e Liga Evropës.

“Dua të potencojë se ne jemi për herë të tretë radhazi në këtë fazë të plej of-it në Liga Evropa. Unë e kam dhënë çdo herë më të mirë dhe nesër gjithashtu do të jap më të mirën, por më e rëndësishmja është që ekipi të kualifikohet në grupet e Liga Evropës dhe ta shkruajë historinë”, tha sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibraimi.

Bomberi kuqezi foli edhe për atmosferën brenda taborit të Shkëndijës.

“Atmosfera është e shkëlqyeshme në ekip. Kjo është histori, pasi asnjëherë më parë ndonjë ekip nga Maqedonia tre herë radhazi nuk ka arritur në plej of të Liga Evropës. Dhe ne do të mundohemi të bëjmë një histori tjetër që të kualifikohemi në grupe të Liga Evropa”, përfundon Besart Ibraimi.

Takimi Shkëndija-Rosenborgu luhet nesër në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, duke nisur nga ora 20:15.

Leave a Reply