Ky pritet të jetë “grupi i vdekjes” në Ligën e Kampionëve

Të enjten (30 gusht) me fillim në ora 18:00 do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, që do të përcaktojë edhe përballjet për sezonin e ri në eventin madhështor të klubeve evropiane.

Duke parë skuadrat dhe renditjet e tyre në grupe, mund të ketë shumë kombinime për grupin e vdekjes.

Një kombinim interesant që shorti do të mund të sillte, është një grup me Real Madridin, Borusia Dortmundin, Liverpullin dhe Interin. Një kombinim tjetër do të ishte njëjtë si i pari, por vetëm me Barcelonën ose Atletiko Madridin në vend të Realit.

Fakti se skuadra si Inter e Valencia janë në vazon e katërt si dhe Liverpull, Shalke e Monako në vazon e tretë, është e pamundur që të shmanget “grupi i vdekjes”.

Leave a Reply