ZYRTARE, Dortmundi merr sulmuesin e Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Pako Alkaser ka kaluar në formë huazimi për një vit te skuadra gjermane e Borusia Dortmundit njoftuan nga skuadra spanjolle.

“Skuadra gjermane Barcelonës do ti paguajë 2 milion euro dhe do të marrë përsipër pagën e futbollistit” – thuhet në kumtesën e “katalunasve”.

Borusia e Dortmundit do të ketë të drejtë për të blerë kartonin e Alkaser, mirëpo vetëm nëse në fund të sezonit paguan 28 milion euro.

Alkaser, i cili të enjten mbush 25 vjet, te Barcelona erdhi para dy viteve, edhe atë për një shumë prej 30 milion euro, mirëpo duke mos arritur që të lë gjurmë.

Sezonin e kaluar sulmuesi spanjoll në 23 ndeshje regjistroi 7 gola dhe 4 asistime.

Alkaser për përfaqësuesen e Spanjës numëron 13 ndeshje dhe 6 gola të shënuar.

Leave a Reply