Kualifikimit të Shkëndijës në grupet e LE ja shohin hajrin edhe ekipet tjera të LPFM-së

Përveç tifozëve të flaktë të Shkëndijës dhe gjithë tifozëve shqiptarë ane mbanë Botës, sonte tifo për Shkëndijën në përballjen ndaj Rosenborgut do të bëjnë edhe gjithë skuadrat e Ligës së Parë, të cilat mund t’ia shohin hajrin kualifikimit të skuadrës tetovare në ndeshjet në grupe të Liga Europa.

Në  rast se të besuarit e trajnerit Qatip Osmani sonte eliminojnë Rosenborgun dhe kualifikohen për në fazën e grupeve, atëherë gjithësecila skuadër e Ligës së Parë do të përfitonte nga 300 mijë euro.

Këto të holla janë nga fondi solidar i UEFA-s, që i njëjti institucion i ndanë në këtë mënyrë. Vitin e kaluar një gjë të tillë bëri Vardari, ndërsa sonte shpresojmë dhe besojmë fuqishëm ta bëjë Shkëndija.

Një arsye shtesë kjo për të bërë tifo për skuadrën “kuqezi”, e cila sonte pritet që të tubojë shumë tifozë në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

Rikujtojmë Shkëndija në ndeshjen e parë në Trondhajm kishte pësuar me rezultatin 3:1, ashtu që sonte do i mjaftonte një fitore 2:0. Ndeshja Shkëndija-Rosenborgu starton në ora 20:15.

Leave a Reply