Perez gati transferin bombë në vlerë prej 180 mln euro!

Një lajm sensacional vjen nga Argjentina në ditët e fundit të afatit kalimtar, duke pasur parasysh se i njëjti në disa liga futbollistike ende nuk është mbyllur zyrtarisht.

Sipas gazetarit të gazetës argjentinase “Diario Ole”, Mauricio Hidalgo, Reali i Madridit raportohet se ka arritur marrëveshje me Juventusin për blerjen e Paulo Dybalas, dhe kjo pritet të ndodhë para 31 gushtit.

Edhe pse nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar për këtë lajm, bëhet fjalë për një shifër të majme, prej 180 milionë eurosh për kartonin e argjentinasit, i cili do të kishte një pagë prej 16 milionë euro neto në sezon, si dhe do të merrte numrin 7 të Kristiano Ronaldos, i cili gjatë kësaj vere u transferua pikërisht te Juventusi, ku edhe ka krijuar një miqësi shumë të mirë me Dybalan.

Leave a Reply