Beshiktashi demolon Partizanin e Beogradit, Pepe luan rolin e sulmuesit (VIDEO)

Beshiktashi me plotë meritë është kualifikuar për në fazën e grupeve të Liga Europa, pasi të enjten në mbrëmje në “Vodafone Stadium” mundi Partizanin e Beogradit me rezultatin e pastërt 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kryeqendrën serbe ishte mbyllur me barazimin 1:1, ashtu që “shqiponjat e zeza” nga Stambolli me rezultatin e përgjithshëm 4:1 eliminuan Partizanin nga kjo garë.

Figurë qendrore në këtë ndeshje doli të jetë mbrojtësi portugez, ish madrileni, Pepe, i cili realizoi dy gola. Fillimisht realizoi në minutën e 37-të, ndërsa golin e dytë personal dhe të tretin për Beshiktashin në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 68-të. Një gol tjetër në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për “bardhezinjtë” realizoi edhe kapiteni Ozjakup, pas një dabëll pasi me sulmuesin Larin.

Tashmë Beshiktashi gjatë ditës së sotme do të pret shortin dhe ekipet kundërshtare në grupet e Liga Europa, ashtu siç pasditën e së enjtes Galatsaraji kishte mësuar kundërshtarët e tij në grupet e Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply