Kristiano Ronaldo nuk bënë pjesë në formacionin e Portugalisë!

Seleksionuesi i Portugalisë, Fernando Santosh ka bërë publike listën prej 24 futbollistëve për ndeshjen miqësore të 6 shtatorit kundër Kroacisë si dhe ndeshjen e 4 ditëve më pas kundër Italisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, në mesin e futbollistëve të grumbuluar nuk figuron emri i yllit kryesor të skuadrës “luzitane”, Kristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez vetë kishte kërkuar një gjë të tillë, me qëllim që të adaptohet sa më shpejt te skuadra e tij e re, Juventusi.

Për herë të parë në kombëtare janë ftuar portieri i skuadrës së Tondela, Klaudio Ramos, talenti 19-vjeçar i Benfikës, Zhedson Fernandesh, mesfushori i Portos, Serzhio Oliveira si dhe mbrojtësi i Monpeljes, Pedro Mendesh.

Bie në sy edhe grumbullimi i Renato Sançez të Bajernit të Munihut, i cili nuk ishte përfshirë në mesin e futbollistëve që luajtën në Botërorin e fundit në Rusi.

Leave a Reply