Interi me stil arrinë fitoren e parë në sezonin e ri (VIDEO)

Interi me stil ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri në “Serie A”, pasi sot në ndeshjen e dytë të javës së tretë mundi Bolonjan e Blerim Xhemailit, me rezultatin 0:3, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat “zikaltërit” i realizuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa i pari që shënoi, ishte Raxha Naingolan, për të cilin ishte ky goli i parë me fanellën e Interit. Mesfushori belg realizoi në minutën e 67-të, ndërsa vetëm pas 2 minutave e 40 sekondave të kaluara në fushën e blertë, Antonio Kandreva realizoi golin e dytë në minutën e 82-të. Nuk vonoi shumë dhe “neroaxurrët” në minutën e 84-të me anë të kroatit Prishiç shënuan edhe golin e tretë.

KËTU MUND TI NDIQNI GOLAT E TAKIMIT, BOLONJA-INTER

Kroati, nënkampion bote gjithçka bëri mirë në zonën kundërshtare duke shmangur edhe futbollistin kundërshtarë Matielo dhe më pas duke shënuar në rrjetën e Skorupskit.

Tre ndeshje dhe 4 pikë për Interin e Spalletit, që tashmë renditet në vendin e 5-të.

Leave a Reply