Juventusi nuk gabon, Ronaldo megjithatë nuk shënon (VIDEO)

Juventusi vazhdon pa gabime në “Serie A”, teksa Kristiano Ronaldo ende pa shënuar golin e parë. Sonte skuadra kampione në fuqi e Italisë mundi në transfertë Parmën me rezultatin 1:2, ku figurë qendrore doli të jetë Mario Manxhukiç, njofton “infOSport.mk”.

Nënkampioni i Botës me Kroacinë shënoi golin e parë për Juven vetëm pas 2 minutave lojë, ndërsa gjithashtu bëri një asist të shkëlqyeshëm në golin e dytë të shënuar nga Matuidi në minutën e 58-të.

KËTU MUND TI NDIQNI GOLAT E TAKIMIT, BOLONJA-INTER

Parma që u tregua një kockë shumë e fortë për “Zonjën e Vjetër” realizoi në minutën e 33-të, përmes sulmuesit të saj të ri, Zhervinjo, që në ato momente kishte barazuar shifrat në 1:1. Gjatë pjesës së parë skuadra vendase goditi traverzën, ndërsa kishte edhe një  rast tjetër të shkëlqyeshëm përmes Rigonit, mirëpo në të dyja rastet portieri Shçesni kishte intervenuar me sukses.

Pas kësaj fitore Juventusi qëndron i vetmuar në krye me 9 pikë, teksa Parma me vetëm një pikë ndodhet në pozitën e 14-të.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply