Hamilton fiton në shtëpinë e Ferrarit, titulli duket më pranë

Luis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Italisë, duke mposhtur Ferrarin pikërisht në shtëpinë e saj.

Piloti britanik i Mercedesit triumfoi duke u nisur nga vendi i tretë, në një garë ku nuk shihej si favorit për shkak se vija e parë e nisjes ishte “pushtuar” nga makinat e kuqe. Por, në kthesat e para, Fetel u rrotullua në pistë pas një prekjeje pikërisht me britanikun, duke u detyruar që të rekuperonte nga vendi i 18-të.

Në fund, pilotët e Ferrarit përfunduan në vendin e dytë dhe të katërt, me Raikonen në podium dhe Fetel që megjithatë nuk arriti të ngjitej atje. (Top Channel)

Leave a Reply