LPFM, ja si duket renditja tabelare pas 4 javëve të para

Me ndeshjen ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës gjatë ditës së sotme është mbyllur java e katërt në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Rabotniçki dhe Akademia Pandevi me nga 9 pikë kryesojnë renditjen tabelare, ndërsa falë fitores së sotme Shkëndija arriti në kuotën e 8 pikëve, duke i rimarë pozitën e tretë Vardarit, që gjithashtu ka pikë të njëjta me skuadrën kampione në fuqi.

Pasojnë Sileksi dhe Pobeda në pozitat 5 dhe 6 me nga 5 pikë, ndërsa Renova me 4 pikë renditet në pozitën e 7-të. Shkupi dhe Makedonija Gj.P në 4 javët e para kanë tubuar vetëm nga dy pikë, ndërsa këtë javë pikën e parë e morri edhe Bellasica që barazoi 1:1 në ndeshjen ndaj Vardarit.

Për shkak të paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, pason një pauzë dy javore në kampionat, një rast ky i mirë për futbollistët e rinj për tu adaptuar së më shpejt në mjediset e reja, ndërsa njëkohësisht edhe për trajnerët e skuadrave të Ligës së Parë të punojnë dhe të nxjerrin më të mirën nga futbollistët që kanë në dispozicion.

# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
1. Rabotniçki 4 3 0 1 8:5 9
2. A. Pandev 4 3 0 1 5:2 9
3. Shkëndija 4 2 2 0 8:4 8
4. Vardari 4 2 2 0 5:3 8
5. Sileksi 4 1 2 1 3:3 5
6. Pobeda 4 1 2 1 1:2 5
7. Renova 4 1 1 2 5:6 4
8. Shkupi 4 0 2 2 2:4 2
9. Makedonija Gj.P 4 0 2 2 2:4 2
10. Bellasica 4 0 1 3 2:8 1

Leave a Reply