Xhaka asiston, Mustafi shënon një super gol me kokë për epërsi të Arsenalit (VIDEO)

Shkodran Mustafi ka kaluar në epërsi Arsenalin, skuadër kjo që në këto momente është duke zhvilluar ndeshjen e javës së katërt në transfertë kundër ekipit të Kardifit, njofton “infOSport.mk”.

Granit Xhaka mjaft mirë ekzekutoi goditjen e tretë nga këndi, ndërsa edhe më mirë reagoi futbollisti gostivaras, i cili me një goditje të fuqishme me kokë shënoi një super gol për epërsinë e “topçinjëve”.

Leave a Reply