Angellovski: Jemi të përgatitur, futbollistët do të japin maksimumin për fitore!

Një ditë para sfidës me Gjibraltarin, në konferencën për shtyp ka folur seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski. Numri një i stafit teknik te përfaqësuesja e vendit ka thënë se kanë shfrytëzuar në maksimum ditët që kishin në dispozicion për tu përgatitur për sfidën e parë të Ligës së Kombeve dhe se kanë marë të gjitha informacionet e nevojshme për kundërshtarin, ndërsa tani ndjehen të gatshëm për ta nisur me fitore kompeticionin e ri të UEFA-së.

Kemi mbaruar me mini-përgatitjet dhe mendoj se ishte mirë që erdhëm gjatë ditës së hënë, pasi kishim nevojë që të njihemi me klimën dhe ajo që është më kryesore terrenin këtu dhe nga ky aspekt mendoj se do të futemi të përgatitur në këtë ndeshje. Më gëzon fakti se djelmoshat kanë punuar mirë dhe nga aspekti taktiko – teknik, mendoj se do të hyjnë te përgatitur në këtë ndeshje. Informatat që i kemi për kundërshtarin janë të mjaftueshme që të kemi një pasqyrë për kundërshtarin. Mirëpo unë besoj se djelmoshat do të japin maksimumin nga mundësitë e tyre , me qëllim që të shënojmë fitore, ka thënë Angellovski.

Leave a Reply