Kombëtarja shqiptare në mitikun “Hamden Park” për rezultat pozitiv

Shqipëria do të luajë në “Hampden Park:” Një pjesë të madhe të fatit të saj në Ligën e Kombeve, apo siç njihet si “Uefa Nations League”.

Suksesi i mundshëm në Skoci do na hapte dyert drejt vendit të parë në grup që do të përkthehej në një pjesëmarrja automatike në “play-off”-in për të shkuar në Europian. Përfaqësuesja jonë në historinë 98-vjeçare ka luajtur në stadiume shumë të njohura, por pak prej tyre kanë qenë legjendar e të veçantë sa “Hampden Park” i Glasgoë.

Ndërtimi i këtij impianti mitik daton më shumë se një shekull më parë, më konkretisht “Hampden Park” është përuruar më 31 tetor të vitit 1903 në një takim mes Kuins Park Renxhers dhe Selltik.

Për 48 vite ky stadium ka pasur kapacitetin më të madh në botë me më shumë se 100 mijë vende, ndërsa rekordi i spektatorëve është regjistruar më 17 prill të vitit 1937, ku në një përballje mes Skocisë dhe Anglisë ishin të pranishëm 147 mijë e 547 persona.

Në vitin 1960 “Hampden Park” mirëpriti eventin e parë madhor, finalen e Kupës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Ajntraht Frankfurtit, takim që u fitua nga spanjollët me rezultatin 7-3.

16 vite më vonë një tjetër finale e Kupës së Kampionëve u zhvillua në stadiumin mitik skocez. Bajern Munih fitoi trofeun e 3-të rradhazi duke thyer 1:0 francezët e Sent-Etien.

Në fillim të viteve 80-të impianti ishte amortizuar ndjeshëm, në këtë mënyrë, fillimisht u reduktua kapaciteti në 73 mijë spektatorë, ndërsa faza e plotë e rindërtimit nisi në vitin 1992 dhe përfundoi në 1996 ku “Llotaria Kombëtare” që mori përsipër rindërtimin investoi 59 milionë sterlina kurse qeveria britanike 3.2 milion sterlina.

“Hampden Park” u kthye në një impiant modern me 51 mijë e 866 spektatorë. Supergoli Zidane në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2002 përballë Leverkusenit u realizua pikërisht në stadiumin e Gllazgout, po ashtu edhe triumfi me penallti i Seviljas në vitin 2007 në kuadër të Liga Europa erdhi në “Hampden Park”, transmeton SS.

Një tjetër e veçantë e këtij stadiumi është mënyra se si e shpërndan oshëtimën e tifozëve, ku më e larta e regjistruar është 115 decibel, sa për krahasim në Premierligë nuk ka shkuar më shumë se sa 84 decibel.

Një tjetër fakt interesant është se në “Hampden Park” që nga viti 1903 luan skuadra amatore e Kuins Park, ndërkohë që nga viti 1906 është shtëpia e kombëtares së Skocisë. Shpresojmë që ky stadium legjendar kësaj here t’i buzëqeshë miqve, e në rastin konkret Kombëtares shqiptare që sonte do të zbres në këtë fushë në ora 20:45 për të zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply