LeBron Xhejms te LA Lejkersi do të përfitojë 162 dollarë për sekondë!

LeBron Xhejms gjatë kësaj vere bëri një transferim senzacional nga Klivlend Kavaliers te Los Anxheles Lejkers, që automatikisht e bëri atë sportistin më të paguar në Botë.

Nga një shumë prej 35.6 milion dollarë që do të përfitonte nga qëndrimi i tij te Klivlendi, Xhejms me plotë të drejtë zgjodhi kalimin te LA Lejkers, te e cila skuadër në 4 vitet e ardhshme do të përfitojë një shumë marramendëse prej 153 milion e 312 mijë e  846 dollarë, ose 38,3 milionë për sezon.

Mirëpo nëse e deshifrojmë këtë shifër edhe më shumë, i bie që LeBron Xhejms për ndeshje do të përfitojë plotë 467 000 dollarë, 9 700 dollarë për minutë dhe 162 dollarë për sekondë.

Leave a Reply