Liverpuli interesohet për sulmuesin e Juventusit

Liverpool po interesohet për të marrë Paulo Dybala nga Juventus dhe nuk përjashtohet mundësia e një oferte në merkaton e janarit të ardhshëm.

Pasi, Juve ka marrë Cristiano Ronaldo, u duk se me largimin e Gonzalo Higuain për te Milan, Dybala do të kishte hapësira në formacionin e Allegri, por pikërisht argjentinasi ka qenë i sakrifikuari dhe duke parë moshën e tij, Dybala po që tërheq vëmendjen e shumë klubeve europiane.

Dybala ka shënuar 68 gola dhe ka dhënë 25 asiste në 141 ndeshje të luajtura me Juventus dhe Liverpool duket se do të bëhet klubi i fundit në radhë i interesuar për të, pasi më parë kanë marrë informacione Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United.

Leave a Reply