Sarri kërkon dyshen e Milanit!

Strategu italian i Çelzit, Mauricio Sarri, dëshiron që në “Stemford Brixh” të sjellë dyshen mbrojtëse të Milanit, Alesio Romanjoli dhe Matia Kaldara. Dy qendërmbrojtësit janë të lidhur me Milanin me kontrata afatgjate, mirëpo Sarri dëshiron që të josh Milanin me njërin prej futbollistëve si Cesk Fabregas, David Luiz dhe Gary Kehill, emra këto që janë shumë afër largimit nga Çelzi.

Çelzi edhe më herët kishte shprehur interesim për Romanjolin, mirëpo kapiteni më i ri i skuadrës “kuqezi” nuk e ka ndërmend të largohet nga “San Siro” duke e parë planin afatgjatë të skuadrës që është duke u ndërtuar, ndërsa të njëjtin mendim ka edhe Kaldara, që shihet si një nga mbrojtësit më premtues italian.

Leave a Reply