Lista e basketbollistëve kosovar për ndeshjen me Maqedoninë

Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviç, ka bërë publike listën prej 12 basketbollistëve me të cilët do të luaj kundër Maqedonisë në ndeshjen e parë parakualifikuese për EuroBasket 2011-të.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Prishtinë me datë 13 shtator (e enjte), ndërsa rikujtojmë se në grup bashkë me Maqedoninë dhe Kosovën është edhe Rumania.

Pikërisht ndaj kësaj të fundit Maqedonia do të luaj vetëm tre ditë më pas në Shkup, teksa ndeshjen e kthimit ndaj Kosovës në kryeqendrën tonë “verdhekuqtë” do ta zhvillojnë me 2 dhjetor.

Rikujtojmë fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.


Lista e basketbollistëve të përfaqësueses së Kosovës që do të paraqiten në ndeshjen kundër Maqedonisë më 13.09.2018:
1. Mirza Ahmetbasiç
2. Erjon Kastrati
3. Dardan Berisha
4. Leonard Mekaj
5. Valon Bunjaku
6. Scott Bamforth
7. Rron Ukaj
8. Ergin Grosha
9. Lis Shoshi
10. Fisnik Rugova
11. Alban Veseli
12. Gezim Morina


 

Leave a Reply