Në prag një shkëmbim i madh! Super ylli rikthehet te skuadra e tij e vjetër

Edhe pse gjatë kësaj vere Pep Guardiola në skuadrën e tij solli Rijad Mahrezin nga rradhët e Lesterit, si duket algjeriani nuk është zgjidhja e parë e strategut spanjoll. Tekniku i Mançester Sitit po sheh mundësinë që në skuadër të sjellë brazilianin e Juventusit, Daglas Kosta.

Guardiola vlerëson lartë cilësitë e brazilianit, të cilin në vitin 2015-të nga rradhët e Shahtjar Donjetskut e solli te Bajerni i Munihut. Në anën tjetër Juventusi që me të gjitha forcat dëshiron të rikthejë Poll Pogban në Torino, me siguri se do të duhet të lirohet nga ndonjëri prej yjeve të saj, për të grumbulluar paratë e duhura për mesfushorin e Junajtedit.

Mirëpo Murinjo nuk do të ishte Murinjo nëse nuk do ju prishte punë fqinjëve të tij, pasi thuhet se portugezi po e mendon opcionin e këmbimit midis Pogbas dhe Daglas Kostas, i cili do të vinte në “Olld Traford”, duke lënë duarzbrazur Guardiolan në këtë rast.
Mirëpo se çfarë do të ndodh në realitet, mbetet të shihet gjatë merkatos së vjen, apo ndoshta edhe verën e ardhshme.

Leave a Reply