Gatuzo ja sheh sherrin Shqipërisë, Kutrone i mungon ndaj Kaljarit

Sulmuesi i Milanit, Patrik Kutrone do të mungojë në ndeshjen e skuadrës së tij këtë fundjavë në transfertën ndaj Kaljarit. Talenti italian pësoi një dëmtim të kyçit në miqësoren ndaj Kombëtares shpresa të Shqipërisë, në të cilën Italia e tij vetëm në minutat shtesë të takimit siguroi fitoren me rezultatin 3:1.

Kontrollet e bëra treguan se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, megjithatë stafi teknik me në krye Gatuzon nuk dëshironin të rrezikonin asgjë me sulmuesin e tyre, duke e lënë atë jashtë grupit për ndeshjen në Sardinia.

Kutrone pritet të jetë gati për ndeshjen e së enjtes, kur Milani do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Liga Europa përballë skuadrës së Dudelanzh nga Luksemburgu.

Leave a Reply