Riçarlison: Kur isha fëmijë shisja akullore në rrugë

Mesfushori i Evertonit, Riçarlison, u grumbullua së fundmi nga kombëtarja e Brazilit për dy ndeshjet miqësore ndaj SHBA-ve dhe El Salvadorit.
Ai arriti të shkëlqente duke shënuar 2 gola ndaj El Salvadorit. Në një rrëfim emocionues për “AS”, 21-vjeçari ka zbuluar se e kanë refuzuar shumë klube dhe ai ishte gati të hiqte dorë nga futbolli.
Më tej ai ka treguar se kur ishte fëmijë shiste ëmbëlsia dhe akullore në rrugë dhe i duhej të dilte në arrë për të punuar tokën.
“Po realizoj një ëndërr që e kam pasur që fëmijë. Gjithmonë kam dashur të luaj në Premier League. Nuk kam gishtat e mjaftueshme për të numëruar klubet që më kanë refuzuar. Isha gati të hiqja dorë nga futbolli, por unë mbajta kokën lart dhe shkoja në Belo Horizonte me para vetëm për vajtjen, në testin e fundit që pata te Amerika MG, pasi nuk kisha para për të blerë biletën e kthimit. Dikur, bëra një udhëtim që zgjati 600 kilometra për në shtëpi në Espiritur Santon, dhe mendoja se nëse do më thonin jo, do të duhej të kthehesha në këmbë në shtëpi”.
“Unë jetoja në shtëpinë e xhaxhait tim sepse ishte afër stërvitjes, pasi nuk kisha para për autobus. Kam shitur ëmbëlsira dhe akullore në rrugë dhe kam punuar në arat për të ndihmuar prindërit e mi. Nuk mund t’i ndihmoja në një tjetër mënyrë. Kam mësuar se njeriu ka nevojë për durim, këmbëngulje dhe besim te njerëzit për të arritur qëllimin. Idhujt e mi ishin babai dhe xhaxhai, të cilët luanin në rajon dhe ishin shumë të mirë. Babai im kishte shumë vizion në lojë, ndërsa xhaxhai im ishte një sulmues i madh. Mësova shumë nga ata, ata ishin idhujt e mi në fushë dhe në jetë. Nëse flasim për një futbollist profesionist, idhulli im është Ronaldo fenomeni”,
deklaroi sulmuesi brazilian.

Leave a Reply