Akademia Pandev përmes Sileksit rimer kreun në LPFM (VIDEO)

Akademia Pandev është rikthyer në krye të renditjes tabelare në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi sot në ndeshjen e javës së 5-të si vendas me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Sileksin, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat skuadra e trajnerit Jugosllav Trençovski i realizoi në pjesën e dytë, ndërsa goli i parë erdhi nga pika e bardhë në minutën e 61-të me autorë, Lupço Doriev.

Goli i parë i Akademia Pandev

AKADEMIA PANDEV AVANSON NDAJ SILEKSITA. PANDEV – SILEKSI 1:0(L. Doriev 62' pen)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Sileksi pas këtij goli tentoi të gjejë edhe golin e dytë, mirëpo e pësoi shumë keq në minutën e 76-të, kur me një diagonale të gjatë nga mesfusha Riste Temelkov gjeti Tomislav Ilievin, i cili nga brendia e zonës shënoi për 2:0.

A. PANDEV DYFISHON EPERSINE NDAJ SILEKSIT

A. PANDEV DYFISHON EPERSINE NDAJ SILEKSITA. PANDEV – SILEKSI 2:0(Iliev 76')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje e realizoi kapiteni, Lupço Doriev, i cili duke vërejtur daljen e portierit Ivanov, me një parabolë vendosi rezultatin përfundimtarë Akademia Pandev 3, Sileksi 0.

MBYLLET NDESHJA NE STRUMICË

MBYLLET NDESHJA NE STRUMICËAKADEMIA PANDEV – SILEKSI 3:0(L. Doriev 89')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Falë kësaj fitore Akademia Pandev arriti në kuotën e 12 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e parë në renditje, teksa Sileksi me 5 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply