Ibra “tripletë” dhe dy asiste ndaj “romantikëve”! Shkëndija-Rabotniçki 6:2 (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore shumë bindëse në kuadër të javës së 5-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur Rabotniçkin me rezultatin e thellë 6:2, njofton “infOSport.mk”. Figurë qendrore në këtë takim ishte bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi, i cili realizoi “hat-trikun” e tij të parë në sezonin e ri.

RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS NË TETOVË

RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS NË TETOVËSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 0:1(P. Petkovski 10')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Megjithatë të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin futbollistët mysafir nga Shkupi, që avansuan pas 10 minutave lojë me golin e shënuar nga Petar Petkovski.

SHKENDIJA BARAZON NDAJ RABOTNIÇKIT

SHKENDIJA BARAZON NDAJ RABOTNIÇKITSHKENDIJA – RABOTNIÇKI 1:1(G. Mici 35')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 36-të, kur në skenë doli Gledi Mici, i cili përfitoi nga një devijim i portierit Daniel Bozhinovski.

SHKËNDIJA AVANSON NDAJ RABOTNIÇKIT FALË GOLIT TË IBRAIMIT

SHKËNDIJA AVANSON NDAJ RABOTNIÇKIT FALË GOLIT TË IBRAIMITSHKENDIJA – RABOTNIÇKI 2:1(B. Ibraimi 38')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Nuk vonoi shumë dhe pas një aksioni më të gjatë, Shkëndija realizoi edhe golin e dytë, kësaj rradhe me autorë Besart Ibraimi, i cili asistoi në shënimin e golit të tretë nga ana e Besmir Bojkut në minutën e 40-të.

Mesfushor strugan realizoi një super gol nga brendia e zonës kundërshtare, gol ky që ishte i dyti i shënuar gjatë këtij sezoni pas atij në ndeshjen e xhiros së parë ndaj Vardarit.

MBYLLET PJESA E PARË NË TETOVË, SHKËNDIJA SHËNON EDHE GOLIN E TRETË

MBYLLET PJESA E PARË NË TETOVË, SHKËNDIJA SHËNON EDHE GOLIN E TRETËSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 3:1(B. Bojku 40')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Me rezultatin 3:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa i njëjti rezultat u përsërit edhe në pjesën e dytë, ku shkëlqimin e tij e vazhdoi numri 7 i Shkëndijës, Besart Ibraimi.

SHKENDIJA SHNON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ RABOTNIÇKIT

SHKENDIJA SHNON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ RABOTNIÇKITSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 4:1(A. Alimi 54')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Sulmuesi kërçovarë në minutën e 55-të në dy raste turpëroi mbrojtësin e “romantikëve”, Dejan Mitrev, për të pasur deri te Armend Alimi, i cili nga brendia e 5-metërshit të portierit mysafir shënoi për 4:1.

SUPER GOLI I STJEPANOVIÇ NDAJ SHKËNDIJËS

SUPER GOLI I STJEPANOVIÇ NDAJ SHKËNDIJËSSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 4:2(O. Stjepanoviç 69')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Në minutën e 69-të Musliu ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin Igor Nedeljkoviç para zonës, ndërsa arbitri Jakimovski tregoi goditje dënimi nga një distancë prej rreth 26 metrash, të cilën në mënyrë perfekte e ekzekutoi kapiteni Ostoja Stjepanoviç, që në ato momente ngushtoi epërsinë e Shkëndijës në 4:2.

GOLI I IBRAIMIT PER 5:2 NDAJ RABOTNIÇKIT

GOLI I IBRAIMIT PER 5:2 NDAJ RABOTNIÇKIT

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Megjithatë Ibraimi në këtë ndeshje nuk e kishte dhënë ende fjalën e fundit, pasi fillimisht në minutën e 76-të pas një super kombinimi me Arbin Zejnullain shënoi edhe golin e pestë në rrjetën e Daniel Bozhinovskit, teksa në minutën e 82-të sërish pas një aksioni mirë të ndërtuar dhe një pasimi të saktë të Besmir Bojkut të shënojë edhe golin e 6-të. Strugani Bojku me këtë asist iu falënderua Ibraimit për atë asist të minutës së 40-të.

SHKËNDIJA SHËNON TË 6-tin, IBRA TË 3-tin NDAJ RABOTNIÇKIT

SHKËNDIJA SHËNON TË 6-tin, IBRA TË 3-tin NDAJ RABOTNIÇKITSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 6:2(B. Ibraimi 81')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Fitorja e Shkëndijës ishte më e thellë e kësaj jave, ndërsa tashmë skuadrën tetovare e sheh në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se skuadra kryesuese e Akademia Pandev.

Leave a Reply