Ja si ka ndryshuar renditja tabelare pas 5 javëve të para në LPFM

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 5-të në elitën e futbollit vendor, renditja tabelare ka pësuar ndryshime, njofton “infOSport.mk”. Në pozitën e parë tashmë e vetmuar qëndron skuadra e Akademia Pandev me 12 pikë, një më shumë se skuadra kampione e Shkëndijës, që në Tetovë demoloi ekipin e Rabotniçkit me rezultatin 6:2. “Romantikët” para kësaj jave kryesonin tabelën bashkë me Akademia Pandevin, mirëpo tashmë ndodhen vetëm në pozitën e katërt, pas Vardarit që ka 11 pikë në pozitën e tretë.

Pobeda falë fitores minimale 1:0 ndaj Renovës, renditet në pozitën e 5-të me 8 pikë, 3 më shumë se Sileksi që sot pësoi një disfatë të rëndë në udhëtim te Akademia Pandev, teksa Renova me 4 pikë mban pozitën e 7-të.

Në tre pozitat e rrezikshme ndodhen Makedonija Gj.P, Shkupi dhe Bellasica.

# Skuadrat Nd F B D G-av. Pikë
1. Akademia Pandev 5 4 0 1 8:2 12
2. Shkëndija 5 3 2 0 14:6 11
3. Vardari 5 3 2 0 7:4 11
4. Rabotniçki 5 3 0 2 10:11 9
5. Pobeda 5 2 2 1 2:2 8
6. Sileksi 5 1 2 2 3:6 5
7. Renova 5 1 1 3 5:7 4
8. Makedonija Gj.P 5 0 3 2 2:4 3
9. Shkupi 5 0 2 3 3:6 2
10. Bellasica 5 0 2 3 2:8 2

Leave a Reply