Bllazhevski shënon në fitoren e parë të Tiranës! Sulmuesi maqedonas bënë dallimin mes kampionateve 

Dejan Bllazhevski ka qenë njëri prej autorëve të tre golave të shënuar të Tiranës në përballjen ndaj Luftëtarit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e katërt në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”. Ish sulmuesi i Vardarit, i cili këtë verë u transferua te skuadra me më shumë trofe në Shqipëri, realizoi golin e parë, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Turtuli dhe Greca. Bllazhevski bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj skuadrës gjirokastrite, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes në një prononcim për “SuperSport”, ai përveç për golin e shënuar, foli edhe për dallimin mes kampionatit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ndjehem mirë, sepse kam shënuar, por më e rëndësishme është se fituam, morëm fitoren, sepse e nisëm jo aq mirë. Morëm 1 pikë në 3 ndeshje. Sot ishte më e rëndësishme të fitonim. Jam i lumtur më shumë për këtë, për golin falënderoj shokët se nëse nuk do të më pasonin nuk do të shënoja.

Mendoj se do të jap më shumë dhe do të kaloj shumë kohë këtu para kamerave. Por më të rëndësishme janë tre pikët, fitoja është më e rëndësishëm edhe nëse nuk vi më këtu.

Nuk i njoh të gjitha skuadrat se kam luajtur vetëm 4 ndeshje, kam parë në TV ndeshjet dhe shoh që të gjitha skuadrat janë të forta. Në Maqedoni, Vardari dhe Shkëndija janë më të forta se të tjerët. Këtu shoh se të gjitha skuadrat janë njëlloj, është e vështirë çdo ndeshje, rezultatet janë 1-0 apo 2-1 dhe këtu është më e vështirë se në Maqedoni.

Kur erdha e dija që Tirana është klubi më i mirë në Shqipëri, që ka shumë tituj, si Vardari. Ky është një klub i mirë me të kaluar të madhe. E di që ky klub ka shumë trysni, është ekip për kampion. Mendoj se e para është të sigurojmë Europën këtë sezon, se vijmë nga Kategoria e Parë. Por do të doja të fitoja titullin, por të shohim, do të ecim hap pas hapi.

Festimin e planifikuam me Hasanin në zonë, kush fitonte do e bënte. E bëra unë golin dhe festova kështu. Unë kam luajtur 7 vite jashtë Maqedonisë dhe këtu të gjithë lojtarët i kam shokë, shkoj në kafe me Shqiptarët e të huajt, Kam familjen këtu, Berisha është nga Shkupi dhe nuk ndjej mungesën e miqve” – ishte deklarata e Bllazhevskit.

Leave a Reply