Derbi lokal Rabotniçki–Vardari në terminin e mbrëmjes

Java e 6-të në elitën e futbollit vendor do të na sjellë derbin lokal midis dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”.  Do të jetë kjo ndeshja e parë e kësaj jave, e cila do të zhvillohet të shtunën, edhe atë në praninë e dritave të refelktorëve.

Kjo ndeshje do të startojë në ora 19:00, ndërsa të gjitha katër ndeshjet e tjera të javës së 6-të në program janë të dielën.

Në Çair FC Shkupi përballë Makedonija Gj.P do të kërkojë fitoren e parë të sezonit, ndërsa në Kratovë Shkëndija do të jetë në kërkim të fitores së katërt me rradhës, përmes së cilës do të sulmonte pozitën e parë në tabelën e klasifikimit.

Renova që gjithashtu tashmë 4 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore do të ketë rastin që të njëjtën të koleksionojë përballë Bellasicës në ndeshjen që do ta zhvillojë si vendas në Tetovë, ndërsa lideri aktual Akademia Pandev do të ketë një detyrë paksa të vështirë në transfertën ndaj Pobedës në Manastir.

LPFM – Java VI

Rabotniçki 22.09. 19:00 Vardari
Pobeda 23.09. 15:30 A. Pandev
Renova 23.09. 15:30 Bellasica
FC Shkupi 23.09. 15:30 Makedonija Gj.P
Sileksi 23.09. 15:30

Shkëndija

Leave a Reply