Galatasaraji dërmon Lokomotivën e rusëve (VIDEO)

Galatasaraji ka shkëlqyer në takimin e parë të  sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, duke mundur Lokomotivën e Moskës me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”. Skuadra turke ishte superiore në këtë përballje, në të cilën fitoren e tyre e paralajmëroi Rodrigez vetëm pas 9 minutave lojë.

Kah mesi i pjesës së dytë Eren Derdijok shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, duke dyfishuar rezultatin në 2:0 dhe duke sjellë në ato momente qetësinë e duhur në rradhët e skuadrës turke, qetësi kjo që fare në fund solli edhe golin e tretë me autorë Selçuk Inan, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Galatasaraji falë kësaj fitore kryeson grupin “D” dhe që në start paralajmëron se do të luftojë për dy pozitat e para që sigurojnë pjesëmarrjen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply