Interi e nisi me këmbë të mbarrë, “shpërthen” Spaleti

Pas disa ndeshjeve jo të mira në “Serie A”, Interi gëzoi tifozët e saj në një ndeshje dramatike ndaj Totenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke e nisur me këmbë të mbarë këtë kompeticion, aty ku mungoi vite me rradhë.

“Zikaltërit” deri te fitorja erdhën në mënyrë dramatike, pasi deri në minutën e 86-të ishin në disavantazh përballë Totenhamit, skuadër kjo që kishte avansuar me golin e Eriksen në minutën e 53-të. Ishte kapiteni Ikardi ai i cili çoi peshë tifozët në “Xhuzepe Meaca” me një super gol të shënuar vetëm 4 minuta para fundit, ndërkohë në minutën e dytë shtesë Vesino siguroi tre pikëshin e parë për Interin në grupin “B”.

Kjo fitore me përmbysje ndaj Totenhamit ka shkundur grupin e Luçiano Spaletit, dhe trajneri nuk e ka lënë pa e shfrytëzuar këtë rast.

“Fakti që përmbysëm rezultatin na jep një entuziazëm akoma më të madh se sa thjesht fitorja në një mënyrë normale. Kemi parë të gjithë stadiumin që ishte pjesë e jona në fitore”, deklaroi Spaleti.

Ky sukses na jep një mendim tjetër për potencialin që kemi. Zhbllokimi i lojtarëve si Ikardi është thelbësore, ai është një pikë referimi për ne në sulm”.

“Ai e dashuron Interin. Nëse rregullojmë edhe disa gjëra, mendoj se do të bëhemi një skuadër akoma më e mirë”, shtoi ai.

Leave a Reply