Klop imiton Firminjon

Gishti në sy soli shumë frikë në ndeshjen me Totenhamin, por më pas erdhi mbrëmja e madhe ndaj PSZH-së, për të cilin ai nuk kishte shpresa se mund të luante. Përveç që luajti, braziliani Firminjo u bë protagonist i ndeshjes ndaj skuadrës kampione të Francës, duke shënuar golin e fitores në minutën e dytë shtesë të takimit.

Pas këtij goli braziliani festoi në një mënyrë të veçantë, si një piratë me një sy, duke ju referuar dëmtimit në sy nga Vertongen i Totenhamit.

Ky festim ka lënë përshtypje edhe te trajneri Jurgen Klopp, i cili pa ndeshjes e imitoi: “Një ditë para ndeshjes, mjekët më patën thënë se ai nuk mund të luante, pasi nuk shikonte. Firmino ndërkohë më tha se ishte gati dhe shënoi gol”, – deklaroi Klop pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj PSZH-së në kuadër të grupit “C” të Ligës së Kampionëve, në të cilën skuadra e tij në fund shënoi fitore me rezultatin 3:2.

Leave a Reply