Ndeshjet e 1/8 së finales, mbyllen 45 minutat e para, Shkëndija e sigurtë

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e para të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë, ku fituesi aktual, Shkëndija në Tetovë po luan ndaj skuadrës së Kit Go nga Liga e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Osmani si në çdo ndeshje, edhe në këtë luajtën lojën e tyre, e cila dha rezultatin e duhur dhe me golat e Armend Alimit (22’) dhe Omar Imerit (24’), Shkëndija po avanson me rezultatin 2:0.

Dy gola shënoi edhe Akademia Pandev në transfertën në Shtip, duke mbyllur këtë pjesë me epërsinë 2:1, Bellasica po avanson në Manastir ndaj Pelisterit, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi ndaj Vardarit në stadiumin në Maxhari.

Në 4 ndeshjet e tjera reezultati i 45 minutave të para është ai i fillimit, 0:0.

Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e para të 1/8 së finales

Bregallnica 1 – 2 A.Pandev
Skopje 0 – 0 Sileksi
Gostivari 0 – 0 Pobeda
Pelisteri 0 – 1 Bellasica
Shkëndija 2 – 0 Kit Go
Tikveshi 0 – 0 Rabotniçki
Vardari 0 – 1 Makedonija Gj.P

 

 

 

Leave a Reply